Vendimi/ Pasi vodhi në Dhërmi dhe Vlorë, “Gimi i Red Bullit” shpallet investitor strategjik në Korçë

Vendimi/ Pasi vodhi në Dhërmi dhe Vlorë,…

Qeveria shqiptare i shpërndanë vendet turistike si dhurata për biznesmenët e pangopur. Këtë herë i përkëdheluri ka qenë Agim Zeqo, që njihet ndryshe si “Gimi i Red Bullit.  Përmes firmës “Investment and Development Albania”, që ka në bashkëpronësi Gerian Kukën dhe Ilir Shtufin, Gimi po rrëmben 10 mijë metër katrorë tokë shtetërore falas në qytetin e Korçës.

Jemi mësuar tashmë që investitor strategjik shpallen biznesmenët si Salillari, Samir Mane apo Kastrati. Ndërsa nuk mbetet pas edhe Agim Zeqo.

Ai gëzon këtë status për disa projekte dhe resorte në Durrës, Dhërmi dhe Vlorë. Por, më datë 1 shkurt të këtij viti ai ka marrë statusin si investitor strategjik në Korçë. Vendim që është firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama.

Sipas vendimit të publikuar nga KOMITETI I INVESTIMEVE STRATEGJIK, Investment and Development Albania” do të investojë mbi 18 milionë euro për ndërtimin e një strukture turistike elitare të quajtur “Green House Korça Resort”.

Ky projekt përmban një hotel me 5 yje, me kapacitet total prej 94 dhomash, restorante, bare, SPA etj si dhe parashikon të punësojë 94 vetë në këtë resort. Sipas projektit, hoteli që do të ndërtohet do të menaxhohet nga brandi i njohur ndërkombëtar i hoteleve “Acor”.

Statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” i jepet projektit të investimit “Green House Korça Resort”, për një periudhë 4 vjeçare.

Jo vetëm kaq, por qeveria është kujdesur që procedurat për këtë projekt në favor të Agim Zeqos të zhvillohen me afate të përshpejtuara.

Zeqo duket se është një nga më të përkëdhelurit pasi ai gëzon këto status në disa vende turistike. Ndërsa vlen të shtojmë që në vitin 2017 Komisioni Parlamentar i Ekonomisë vendosi sot të heqë akcizën e pijeve energjike.

Kjo u duk më shumë s  një nder për Gimin, pasi pak ditë më pas ky i fundit u pa duke pirë “Red Bull” në një tavolinë me ish-Guvernatorin Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Vendmi i plotë: https://www.aida.gov.al/images/PDF/Vendimet-e-komitetit/VENDIM_I_KOMITETIT_T_INVESTIMEVE_STRATEGJIKE_KIS__Green_House_Kora_Resort.pdf

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit