Vendimi për ndalimin e qeseve plastike, shtyrja, gjobat që marrin përdoruesit

Vendimi për ndalimin e qeseve plastike, shtyrja,…

Një vendim që do të hynte në fuqi për të ndaluar përdorimin e qeseve plastike, për shkak të situatës së krijuar, mendohet se nuk do të futet siç u tha fillimisht nga ministri Blendi Klosi i cili pati thënë se përdorimi i qeseve do ndalohej më 1 qershor 2020.

“Ka ardhur koha që si disa vende të tjera që janë më të avancuar në këtë aspekt por si të gjitha vendet që po shkojnë me shpejtësi drejt këtij reduktimi edhe Shqipëria të shënojë në 1 qershor të vitit 2020 vendin e parë evropian pa qese plastike”,  tha Klosi në deklaratën e tij në 20 shtator 2019.

Por, propozimi nuk hyn në fuqi në muajin qershor pasi tërmeti i 26 nëntorit, pasi vonoi konsultimin e projektligjit dhe kjo ishte arsyeja që ndalimi i qeseve u vendos të shtyhej për në 1 tetor 2020.

Domethënë, vendimi për të ndaluar përdorimin e qeseve plastike, pritet të mos hyjë në fuqi më 1 tetor, por të shtyhet për një periudhë tjetër.

Shqipëria ka mbi 30 kompani që merren me prodhimin e qeseve plastike dhe është një industri që qarkullon rreth 200 milionë euro.

Ndërkohë, sipas këtij projektligji, përdorimi i këtyre produkteve pas hyrjes në fuqi të tij, do të shoqërohet me masa ndëshkuese ku çdo person që i përdor dënohet me gjobën në vlerën e 30 mijë deri në 100 mijë lekë.

Përsa i përket atyre personave që hedhin në treg qese plastike dënohen  me gjobë në vlerën nga 1 milion deri në 1.5 milion lekë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit