“Vendimi për targat i drejtë”, Kurti: I vetmi person që do incidente është Vuçiç

“Vendimi për targat i drejtë”, Kurti: I…

Kryeministri Albin Kurti, ka folur sot për situatën në veri me rastin e aplikimit të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

Kurti tha se i vetmi person i cili kërkon incidente është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 “Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë, sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog”, tha kryeministri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit