Vendimi për teatrin/ Berisha: ‘Aleanca qytetare’ u dha mësimin e merituar balozëve të drogës

Vendimi për teatrin/ Berisha: ‘Aleanca qytetare’ u…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në facbook në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e “Teatrit Kombëtar”. Berisha thekson se Kushtetuesja ditën e sotme bëri drejtësinë dhe aleanca qytetare fitoi mbi drogën dhe krimin të bandës Rama-Veliaj-Fusha.

Postimi i plotë: Aleanca qytetare ngadhenjeu mbi drogen, krimin e bandes Rama-Veliaj-Fusha!

Miq, Gjykata Kushtetuese sot beri drejtesine.

Ndaj le tju percjellim nje pershendetje te perzemert heronjve te Aleances Qytetare qe me qendresen e tyre epike u dhane mesimin e merituar balozeve te droges dhe krimit kombetar dhe europian Rama -Veliaj-Fusha.

Kjo bande kriminale duhet te pesoje sa me pare nga qytetaret fatin qe ata i rezervuan Teatrit Kombetar.

Ajo duhet te shkaterrohet dhe arkivohet sa me pare ne analet e barbareve te civilizimit. Teatri duhet te rindertohet nga e para ashtu siç ishte, per te rivendosur ne pjedestalin e merituar vleren e tij kombetare te pavdekshme por dhe si monument i shpirtit te pamposhtur te mbrojtesve te tij heroik! sb

Kujtojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme pranoi kërkesën e presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e ligjit për ndërtimin e teatrit të ri si dhe rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, gjë e cila më pas i hapi rrugën prishjes përmes vendimit të Këshillit Bashkiak.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit