Apeli lë në fuqí vendimin për sekúestrímín e 26 pasurive të Ylli Ndroqit

Apeli lë në fuqí vendimin për sekúestrímín…

Gjykata e Apelít ka lënë sot në fuqí vendimin për sekúestrímín e pasurive të Ylli Ndroqít. Vendimi i GJKKO-së ishte për t’u dhënë ditën e djeshme, por për shkak të dosjes voluminoze u shty për sot. Këtë seancë e ndoqi edhe përfaqësuesi i ambasadës amerikane.

Pas vendimit avokati i Yllí Ndroqit, Alban Qafa, tha se do të bëjnë rekurs në gjykatën e lartë. “Gjykata e Apelit miratoi vendimin e shkallës së parë. La në fuqi atë dhe do të bëjmë rekursin. Gjykata nuk e argumentoi vendimin, por do ta tërheqim në sekretarí kur të jetë gati dhe rekursojmë në gjykatën e lartë. Ky vendim ishte një vendim që nuk ishte i mbështetur në prova.

Pronat janë marrë me ligjin 7501, ndërsa tani qëndrojnë të sekuestruara pavarësisht se ecën kredía dhe qereja fínancíare. Kam dyshíme dhe për këtë do ta vazhdojmë betejën në gjykatën e lartë.

Índícet janë shkresa të dërgúara nga mínístría e brendshme dhe jo nga organí í akúzës. Ka një shkresë skandaloze dhe për këtë do í drejtohemí personít përgjegjës që e ka drejtúar SPAK-út, nga drejtoría e Ínterpol Tíranës.

Dokumentacíoní u ardhur nga Italia vërteton se s’ka qenë asnjëherë i dënuar në Itali. Se ku e ka gjetur Interpol Tírana këtë duhet ta vërtetojë organí i akazës.

Përsa i përket për Turqinë, thjesht ka patur një verifíkim për celularin e tíj. I është bërë një verifíkim celularit erikson. Pas procedurës í është kthyer nga polícía dhe nuk është dënuar për ndonjë krim në Turqi. Sipas nesh nuk është subjekt i ligjit antimafia,”-u shpreh Qafa.

Pas hetimeve të SPAK, GJKKO vendosi sekúestrímín e 26 pasuive të biznesmenit Ndroqi./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit