Vendorët kanë 50 milionë euro borxhe, Tirana i rriti detyrimet me 81% në 2022

Vendorët kanë 50 milionë euro borxhe, Tirana…

Totali i detyrimeve të prapambetura për 2022 arrin në vlerën e 5,9 mld lekëve sipas raportit “Qeverisja Vendore në Shqipëri” të Institutit të Bashkive të Shqipërisë.

Pavarësisht se ka një reduktim të borxhit, vetëm 43 bashki në rang vendi rezultojnë pa probleme financiare, ndërsa 18 bashki të tjera shfaqen me vështirësi dhe probleme financiare.

Referuar të dhënave të raportit 14 bashkitë me rritje të detyrimeve të prapambetura janë: në bashkinë Tiranë për vitin 2022 detyrimet e prapambetura u rritën 80,6% krahasuar me 2021, në Përmet 637%, në Libohovë 407%.

Në Shijak rreth 367%, Dropull 228%, në Kurbin 231%, në Dibër u rritën rreth 180%, në Devoll rreth 124%, Në Pustec 121,2%, në Peqin rreth 62%, në Kuçovë 39,3%, në Urën Vajgurore 16,8%, në Selenicë 13,3% dhe në Kavajë 2,1%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit