“Vendos maskën”, klienti vret punëtorin e karburantit sepse nuk e lejoj të merrte karburant pa maskë

“Vendos maskën”, klienti vret punëtorin e karburantit…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një djalë 20 vjeçar i cili punonte në karburant u vra me plumb në kokë. Kjo ndodhi pasi ai nuk e lejoi një klient të merrte karburant pa vendosur maskën.

 Sipas Prokurorisë, pas përplasjen dhe debatit mes klientit 49 vjeçar dhe punëtorit 20 vjeçar, autori ka shkuar në shtëpi për të marrë një armë që mbante të fshehur.

Ai është rikthyer në pikën e karburantit me armë në dorë, por punëtori ka vijuar t’i kujtojë se duhet të vendosë maskën.  

Autori e pranoi vrasjen dhe e justifikoi veten duke deklaruar se situata e krijuar nga pandemia e vuri nën një stres të madh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit