Vendoset semafori i parë i deveve në botë!

Vendoset semafori i parë i deveve në…

Rregullat e qarkullimit dhe sinjalistika rrugore është shumë e rëndësishme, teksa mësohet se zyrtarët në Kinën Veriore kanë përuruar atë që ata e cilësojnë si semafori i parë në botë për devetë. Sinjali rrugor hyri në veprim të dielën në një zonë të njohur për turistët pranë Dunhuang City, në provincën Gansu.

Media shtetërore të vendit shkruajnë se xhirot në deve janë një nga atraksionet më të frekuentuara për turistët që vizitojnë zonën. Tashmë këta të fundit do të jenë të sigurt nga përplasjet e deveve, falë sinjalit të ri të trafikut, i cili bëhet jeshil për t’i lënë kafshët të kalojnë dhe të kuqe për t’i ndaluar ato.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit