Vendosja e traut, banorët e Divjakës përplasen fizikisht me policinë

Vendosja e traut, banorët e Divjakës përplasen…

Punimet për vendosjen e traut në parkun “Divjakë-Karavasta” janë shoqëruar me tensione. Banorët kanë zhvilluar një protestë pasi janë kundër vendosjes së traut.

Gjatë protestës së sotme ata janë përplasur me policinë. Policia tentoi fillimisht të hapte rrugën qe ishte bllokuar nga banorët, dhe më pas kjo gjë çoi deri në përplasjes fizike.

Banorët dhe bizneset e zonës e konsiderojnë një taksë shtesë të panevojshme këtë tarifë të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit teksa theksojnë se nuk do të ndalen së protestuari.

Me pankarta në duar “ndaloni prostitucioni dhe jo ajrin”, banorët e Divjakës u përplasen me efektivët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit