’Venecia’ hedh poshtë paketën 'antishpifje' të Ramës

’Venecia’ hedh poshtë paketën ‘antishpifje’ të Ramës

Komisioni i Venecias kundërshtoi këtë të Premte paketën e pagëzuar ‘antishpifje’ të qeverisë, e miratuar në dhjetor 2019 dhe e mbështetur fort nga kryeministri Edi Rama.

Në opinioni e publikuar sot, Komisioni ngre dyshime të thella për pavarësinë e Autotitetit të Mediave Audiovizive dhe pohon se dhënia e kompetencave të zgjeruara cenon lirinë e medias.

“Përpara se ti jepet gjithë ky pushtet AMA-s duhet të shihet përbërja e këtij institucioni, në mënyrë që të sigurohet autonomia, kontrolli dhe profesionalizmi.”

KV shprehet se media online duhet të ketë një proces të drejtë nga çdo vendim adminsitrativ, përpara gjykatës dhe sanksionet duhet të jetë në proporcionale.

Komisioni u shpreh se “është e nevojshme të sigurohet se masat logjore dhe gjyqësore të jenë efektive në luftën e shpifjes deh gjuhë ssë urrejtjes.”

Në përfundim, Komisioni i Venecias mbështet idenë e ”funksionimin me vetërregullim dhe respektim të sistemit të llogaridhënies së medias online.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit