Venecia me një tjetër vendim për të shmangur grupet e mëdha të turistëve

Venecia me një tjetër vendim për të…

Për të lehtësuar ndikimin e turizmit masiv, Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet turistike me më shumë se 25 persona. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga qershori, teksa zyrtarja përgjegjëse për sigurinë e qytetit, tha se politikat e fundit kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit të grupeve të organizuara në qendrën historike. Në shtator, Venecia miratoi një tarifë prej 5 € (4,30 £; 5,35 dollarë) për vizitorët ditorë.

Qyteti është vetëm 7.6 km katror, por ai priti pothuajse 13 milionë turistë në 2019, sipas institutit kombëtar të statistikave italiane. Numri i vizitorëve pritet të tejkalojë nivelet para pandemisë në vitet e ardhshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit