Veprim i qëllimshëm?! Gjendet një makinë e përfshirë nga flakët

Veprim i qëllimshëm?! Gjendet një makinë e…

Në qytetin e Vlorës është gjetur një makinë e përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” në Vlorë. Mësohet se mjeti ndodhej e parkuara para një banese, teksa dyshohet se mund të ketë qenë veprim i qëllimshëm. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa policia po heton rrethanat. Në vendngjarje kanë arritur edhe zjarrëfikësit.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.11.2021, rreth orës 08:10, në lagjen “Partizani”, Vlorë, në oborrin e banesës së shtetasit I. H., 30 vjeç, është djegur një automjet tip “Reno”, në pronësi të shtetases E. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit