Veriu dhe jugu ndahen si me thikë, ku ka ende shanse opozita të tentojë mandate

Veriu dhe jugu ndahen si me thikë,…

Dy ditë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, në disa qarqe vijon ende numërimi i votave, ndërsa në disa të tjera procesi është mbyllur, duke na dhënë një panoramë më të qartë të ngjyrave që do të ketë parlamenti në katër vitet e ardhshme.

PS e drejtuar nga Edi Rama po shkon drejt një mandati të tretë qeverisës, si askush më parë në këti 30 vite tranzicion, ndërsa PD e drejtuar nga Lulzim Basha, pavarësisht një rritje të konsiderueshme në mbështetje në krahasim me 2017-tën, nuk ia ka dalë që të marrë shumicën, duke mbetur derimë tani në projeksionin e 59 mandateve.

Nëse i marrim me rradhë qarqet e vendit, ajo që bie në sy është se veriu është kryesisht në mbështetje të PD-së, ndërkohë që jugu mbetet partizan i socialistëve, ndërsa vijon ende numërimi në Tiranë dhe në Durrës.

Në rang vendi projeksionet e deritanishme janë PS 73 mandate, PD 59 mandate, LSI 5 mandate  dhe PSD 3 mandate.

Situata në 12 qarqet e vendit:

Në Kukës numërimi i votave ka përfunduar, PD merr 2 mandate, PS merr 1 mandat

Në Dibër numërimi i votave ka përfunduar, PD ka marrë 3 mandate , PS ka marrë 2 mandate

Në Shkodër mbeten ende 5 kuti për tu numëruar, PD ka marrë 5 mandate, PS 3, PSD 2 dhe LSI 1, sipas projeksioneve të deritanishme

Në Lezhë kanë mbëtur dhe 2 kuti për tu numëruar, PS merr 4 mandate , PS merr 3 mandate

Në Elbasan janë numëruar të gjitha kutitë e votimit, PS merr 8 mandate, PD merr 6 mandate, ndërkohë që socialistët pretendojnë se sipas kalkulimeve të tyre mund të sigurojnë mandatin e 9-të, për shkak të disa pretendimeve për parregullsi

Në Korçë numërimi po shkon drejt fundit, sipas projeksioneve të deritanishme PS ka marrë 6 mandate , PD ka marrë 5 mandate

Në Berat ka pasur një garë të fortë në momentet e fundit , ku PS i ka rrëmbyer mandatin LSI-së. Projeksioni final është PS 5 mandate, PD 2 mandate, LSI asnjë mandat deri tani

Në Gjirokastër ka përfunduar numërimi i votave, ku PS ka marrë 3 mandate dhe PD 1 mandat

Në Vlorë numërimi ka përfunduar PS ka marrë 8 mandate, PD ka marrë 4 mandate

Në Fier kanë mbetur dhe dy kuti pa u përllogaritur nga KQZ, PS 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat

Në Durrës kanë mbetur ende më shumë se 100 kuti pa u numëruar, projeksionet e deritanishme flasin për PS 7 mandate , PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat

Në Tiranë mbetet për tu numëruar dhe më pak se 400 kuti votimi, ku projeksionet e deritanishme janë PS 18 mandate, PD 15 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

(E.K/Faxweb.al)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit