"Vetë i çuat, vetë i vratë'', civilët mbërthejnë të riun në homazhet e 21 janarit

“Vetë i çuat, vetë i vratë”, civilët…

Në homazhet e 13 vjetorit të 4 viktimave të 21 janarit 2011, nuk munguan dhe incidentet!

Një qytetar ka bërë thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, në momentin që ky i fundit ishte duke vendosur lule në pllakat përkujtimore të viktimave të demostratës. “Vetë i çuat aty, vetë i vratë”, dëgjohet teksa thotë i riu duke iu referuar vrasjes së qytetarëve të pafajshëm në mes të bulevardit dhe para syrit të shqiptarëve.

Kaq ka mjaftuar që i riu të ndalohet nga civilët që ishin shpërndarë në shesh për të parandaluar incidente dhe gjëra të paparashikuara në momentin që Rama do të zbriste në bulevard.

Pas e kanë kapur, civilët e kanë dërguar të riun në oborrin e piramidës ku i kanë kërkuar një mjet identifikimi. “Nuk kam bërë gjë. S’kam pse të jap mjetet e identifikimit. Mos më prekni, s’bëra gjë. Më lini të qetë, më ktheni telefonin. Nuk bëra gjë! Nuk bëra asgjë”, dëgjohet të thotë ai.

Më tej i riu flet duke thënë se e qeveria e ka lënë pa punë dhe e ka shkatërruar.

Ju lutem shumë, më keni lënë pa punë, më keni shkatërruar. Më keni lënë pa punë. Më kthe telefonin, se është pronë e imja. Thjesht! Kaq. Më keni lënë pa punë.”

Këtë të dielë u përkujtua vrasja e 4 qytetarëve, ku si çdo vit janë vendosur karafila në pllakat përkujtimore në bulevardin Dëshmorët e Komit dhe është kërkuar drejtësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit