“Vetë i hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, Rama sulmon Bashën

“Vetë i hipur mbi makinë, nën këmbë…

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Lulzim Bashën, pas takimeve që ky i fundit pati sot në qytetin e Fierit, ku ju organizua pritje nga qindra mbështetës demokratë.

Rama thotë se mes forcave politike janë dallime të dy botëve të ndryshme, ku njëra palë kujdeset për njerëzit, përmes vaksnimit masiv, ndërkohë që pala tjetër rrezikon jetën e tyre, duke i grumbulluar në kushtet e pandemisë.

Kryeministri Rama postim ne Facebook: DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…

Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë. Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë. 

Takimi i Bashës në Fier, ishte parashikuar që të mbahej dje, por për shkak të ndarjes nga jeta të Bashkim Finos, të dyja palët politike vendosën që të ndalonin aktivitetet elektorale, ndërkohë që sot avazi i vjetër i përplasjeve ka nisur nga e para. Rama ka vijuar me monitorimin e procesit të vaksinimit, ndërkohë që Basha është ndalur në Fier, ku sipas tij qytetarët janë të vendosur për të sjellë ndryshimin në zgjedhjet e 25 Prillit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit