‘Vetë mbi makinë, ta hajë kush ta hajë”, PD i përgjigjet Ramës: Ndihet i frikësuar!

‘Vetë mbi makinë, ta hajë kush ta…

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, se Lulzim Basha po rrezikon jetën e qytetarëve, për shkak të mitingjeve që po mban në qytetet e vendit ku është ndalur së fundi. PD thotë se Rama frikësohet nga qytetarët e tij, dhe se në 25 Prill, shqiptarët do të vulosin largimin e tij, përmes votimit në favor të demokratëve.

REAGIM I PD: Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.

Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.

Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit