Vetëhidhet nga banesa e tij 35-vjeçari në Peqin

Vetëhidhet nga banesa e tij 35-vjeçari në…

Mbrëmjen e 1 janarit një person me inicialet U.M. 35 vjeç, është vetëhedhur nga lartësia e banesës ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fatish, Peqin. Dyshohet se ky veprim ka ardhur si shkak i kushteve të rënduara psikologjike.

Njoftimi i policisë:

Peqin/Informacion paraprak

Në fshatin Fatish, shtetasi U. M., 35 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e banesës ku jetonte. Shtetasi U. M. është në spital, për asistencë mjekësore. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit