Vetëm 10 ditë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme/ Veriu i Kosovës pa qendra votimi

Vetëm 10 ditë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme/…

Më 23 prill pritet të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme në veri të Kosovës dhe qendrat kanë shumë mangësi. Zgjedhjet për kryetar do të mbahen në katër komuna, si Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potokut dhe Leposaviq.

Edhe pse na ndajnë vetëm 10 ditë nga zgjedhjet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk ka miratuar listën e qendrave të votimit.

Deri më tani është votuar në shkolla, por këtë herë shanset për këtë janë pothuajse joekzistente sepse ato kontrollohen nga sistemi serb në veri, i cili i kundërshton zgjedhjet. Qendrat alternative si dhe stacionet policore po ashtu janë përmendur si vende të mundshme që mund të shndërrohen në qendra të votimit.

Vendimi për zgjedhjet është marrë pasi kryetarët e këtyre komunave, bashkë me serbë të tjerë, më 5 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje. Ky veprim u ndërmor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit