Vetëm 22 vjeç/ Identifikohet shoferi që u aksidentua në Bulqizë, u nis me helikopter drejt Tiranës

Vetëm 22 vjeç/ Identifikohet shoferi që u…

Aksidentet nga të rinjtë po shtohen dita-ditës në Shqipëri. Edhe pse disa ditë më parë shpejtësia e lartë u mori jetën të paktën 4 të rinjve, duket se shoferët nuk po zënë mend. Ramazan Meta, vetëm 22 vjeç, është drejtuesi i mjetit tip “Audi” që doli u përplas dhe doli nga rruga në Bulqizë.

Dyshohet se i riu ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ndikuar nga prania e ujit në rrugë, mjeti i tij ka rëshkitur. është nevojitur transportimi i tij me helikopter drejt Tiranës, pasi gjendja e 22-vjeçarit ka qenë e rëndë.

Bulqizë/Informacion paraprak:

Rreth orës 16:10 në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, shtetasi R.M., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit