Vetëm 38 vjeç, koronavirusi i merr jetën sportistit shqiptar

Vetëm 38 vjeç, koronavirusi i merr jetën…

Koronavirusi nuk po bën më dallime në moshë dhe në gjini, por po u merr jetën njerëzve nga më të ndryshmit.

Ditët e fundit mbarë Ballkania është goditur nga një valë e dytë infektimesh me koronavirus, ku numri i moshave të reja të cilat preken prej tij, nuk ka munguar.

Prej këtij virusi, me simptoma të rënda paraqiten edhe të rinjtë, pavarësisht se nuk kanë asnjë sëmundje tjetër.

Fatkeqësisht prej pandemisë Covid-19, ka ndërruar jetë ish-karateisti 38-vjeçar, Flamur Shasha.

Shasha ka qenë trajner i klubit te karatesë “Ippon Peja”. Ai ishte ndër karateistët më të mirë të gjeneratës së tij në Kosovë.

Lajmin e trishtë për vdekjen e Shashës, e ka bërë të ditur Federata e Karatesë së Kosovës, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ku i shpreh dhe ngushëllimet familjarëve.

Ja njoftimi i Federatës së Karatesë së Kosovës:

“Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit, trajnerit nga klubi i karatesë Ippon Peja Flamur Shasha.

I ndjeri ishte nder karateistët me mirë te gjeneratës se tij kosovare, ku ishte shumë i përkushtuar në karate.

Shasha ishte kampon i shumëfishte i Kosovës junior dhe seniorë dhe anëtar Përfaqësueses se Kosovës, ku ai kontriboj shumë në avancimin te karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkëgarues.

Prandaj në emrin tim, te bordit drejtues te FKK-së trajnerëve, gjyqtarëve dhe gjithë komunitetit te karatesë kosovare u shprehu ngushëllimet me te sinqerta familjes Shasha qe do te mbetet çdo herë në kujtese e komunitet te karatesë mbare shqiptare”./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit