'Vetëm 4.4% e popullsisë franceze është infektuar nga koronavirusi'

‘Vetëm 4.4% e popullsisë franceze është infektuar…

Paris – Një studim i drejtuar nga Instituti Pasteur thotë se vetëm 4.4% e popullsisë franceze – ose 2.8 milionë njerëz – janë infektuar nga koronavirusi, shifër shumë më e lartë se numri zyrtar i rasteve, por shumë e ulët për të arritur tek i ashtuquajturi “imuniteti i tufës”.

Në një studim të botuar të mërkurën në revistën Science, studiuesit thonë se niveli i infeksionit në pjesët më të goditura në Francë – pjesa lindore e vendit dhe rajoni i Parisit – është mesatarisht midis 9 dhe 10 përqind.

“Rreth 65% e popullsisë duhet të jenë imunë nëse duam ta vëmë nën kontroll pandeminë me të vetmen mënyrë të imunitetit”, thotë studimi.

Imuniteti i tufës i referohet një situate ku mjaft njerëz në një popullatë kanë imunitet ndaj një infeksioni për të qenë në gjendje ta ndalojnë në mënyrë efektive përhapjen e asaj sëmundjeje.

Shkalla e infeksionit u mat nga Instituti Pasteur që nga 11 maji, dita kur Franca filloi të hapet nga bllokimi i saj gati dymujor.

Si rezultat i kësaj, rezultatet tona tregojnë se, pa një vaksinë, imuniteti i tufës nuk do të jetë i mjaftueshëm për të shmangur një valë të dytë pas kufizimeve. Prandaj, masat e kontrollit të efektshëm do të konfirmohen pas 11 majit “, thonë studiuesit. /Syri.net

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit