Kjo makinë është modeli i ri i markës luksoze ‘Bugatti’ i cili pritet të dalë në treg për vlerën 4 000 000 $.
E quajtur Bugatti Tourbillion, makina ka një fuqi motorike 1 775 kuaj! Mjeti luksoz mund të konsiderohet një ‘përbindësh’ i rrugëve, i ngjashëm me modelin Bugatti Chiron por shumë më i avancuar.
Makina ka një motor të avancuar që arrin deri në 1 000 kuaj fuqi pa përdorur turbo. 100 km/h prodhimi i ri mund t’i arrijë vetëm për 2.0 sekonda. Lidhur me dizajnin, matësit e gjendjes së makinës janë të fiksuar në kolonën e drejtimit dhe qëndrojnë të palëvizur në momentin e rrotullimit të timonit.
Në tastierën qendrore janë të vendosur disa korniza çelësash alumini, çelësa rrotullues dhe një levë kristali që nis motorin V-16. Pjesa e brendëshme dhe interior është i punuar në detaje me fije të veçanta.
Edhe pse modeli i makinës është publikuar së fundmi nga kompania, ajo nuk do të dalë në treg përpara vitit 2026 pasi aktualisht është në fazën e testimit.
Një tjetër lajm interesant është se do të dorëzohen vetëm 250 makina prodhimi të kësaj serie. Për të apasionuarit pas këtyre mjeteve, kanë pak kohë që të fillojnë të kursejnë qindarkat për ta bërë të tyren.