Vetëm 41 vjeç, koronavirusi i merr jetën aktorit të famshëm

Vetëm 41 vjeç, koronavirusi i merr jetën…

Aktori i famshëm i Broadway, Nick Cordero ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Ai ishte vetëm 41 vjeç dhe po luftonte me virusin prej 95 ditësh.

E shoqja e Cordero-s, Amanda Kloots, e cila i mbante ndjekësit të informuar vazhdimisht mbi gjendjen e aktorit, ka konfirmuar lajmin e dhimbshëm.

Zoti ka një ëngjëll tjetër në parajsë tani. Bashkëshorti im i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar me dashuri nga familja e tij, duke u lutur dhe kënduar, ndërkohë që u largua nga kjo botë,” –ka shkruar Kloots dje në Instagram.

Cordero u shtrua në spital më 30 mars, ndërsa më 1 prill u vendos në ventilator. Ai pësoi disa komplikime të njëpasnjëshme, përfshirë shok septik dhe dy “mini goditje”. Mjekëve iu desh t’i amputonin këmbën e djathtë, për shkak të koagulimit të gjakut.

Më 13 maj aktori u zgjua nga koma, por gjendja e tij vazhdonte të ishte kritike, derisa dje ai dha frymën e fundit.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by AK! ⭐️ (@amandakloots) on Jul 5, 2020 at 6:05pm PDT

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit