Vetëm 42% kanë aplikuar/ Si e ndezi Rama sherrin pronarë-punëtorë

Vetëm 42% kanë aplikuar/ Si e ndezi…

Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar gjobë për të gjithë ata punëdhënës që nuk aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare të punonjësve të tyre.

Të dhënat e tatimeve treguan sot se janë rreth 98 mijë aplikime për individë, ose rreth 42% e atyre që janë planifikuar të përfitojnë (176 mijë në total).

Por paralajmërimi i opozitës se paketa e Ramës do ndezë sherr mes pronarëve dhe punëtorëve po bëhet realitet.

Punëdhënësit jo vetëm nuk po aplikojnë, por sipas Monitor, një kategori tjetër punëdhënësish po kërkojnë t’ua marrin punonjësve ndihmën financiare, me argumentin se ata kanë qenë në punë.

“Këto ditë kam marrë dhjetëra telefonata nga persona të panjohur (punonjës), që më pyesin: 40 mijë lekëshi që na është hedhur në bankë, është për ne apo për pronarin? Pasi këta të fundit i bëjnë presion për t’i marrë 40 mijë lekëshin. Janë kryesisht punonjes të furrave të bukës, të cilët janë paguar nga pronari për punën që kanë bërë këtë periudhë, pasi siç e dimë, furrat kanë qenë aktivitet i hapur”, thotë Eltoni, ekonomist.

Punonjësit i janë ankuar dhe ministres së Financave Anila Denaj, e cila u ka kthyer përgjigje se këtë pjesë duhet ta zgjidhin me punëdhënësin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit