Vetëm njëra prej këmbëve i peshon 44 kg, modelja: Nuk e pres kurrë

Vetëm njëra prej këmbëve i peshon 44…

Një modele e cila vuan nga një enjtje e tejskajshme e njërës këmbë, ka thënë se nuk ka ndërmend që ta presë atë, edhe pse i shton rreth 44 kg peshës së saj trupore. Ky çrregullim nuk ka kurë, vetëm trajtime për të lehtësuar dhimbjen.

Amerikania Mahogany Geter ka lindur me limfedemë, një çrregullim që bën lëngjet e tepërta të trupit që të grumbullohen në gjymtyrë. 23-vjeçarja tregon se gjithmonë është tallur nga njerëzit, por nuk ka pasur rrugë tjetër veçse të mos dëgjojë se çfarë thonë të tjerët për pamjen e saj të jashtme.

“Kur isha e vogël, mendoja se Zoti më kishte mallkuar. Ndihesha e shëmtuar, më dukej vetja përbindësh dhe qaja gjithmonë kur isha vetëm. Më pas, kuptova që unë e kam këtë çrregullim sepse jam e fortë emocionalisht dhe mund ta përballoj. Tani e pranoj veten siç jam dhe dua të frymëzoj njerëzit që janë ndryshe nga të tjerët. Më thonë që ta pres këmbën, por nuk ke çfarë bën, në internet shkruajnë shumë injorantë. Tani e kuptoj që jam e bukur dhe jam krenare për veten”, shprehet modelja për “Daily Mirror”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit