Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës “Ngjeliu”, në Fshatin e Ri, Zharrëz, ku, sipas raportimit të tij, vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve të asfaltimit, ka mbirë bar në sipërfaqen e rrugës.
Më 2 tetor, kryebashkiaku Fation Duro njoftoi në rrjetet sociale për përfundimin e asfaltimit të rrugës “Ngjeliu”, një ndërhyrje që synonte përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve të lëvizjes për banorët e zonës.
Megjithatë, qytetari shprehet i shqetësuar për situatën e krijuar menjëherë pas përfundimit të punimeve, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e asfaltimit dhe qëndrueshmërinë e tij.
Përmes raportimit të tij, ai kërkon vëmendje ndaj këtij problemi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim nga institucionet përgjegjëse për verifikimin e gjendjes së rrugës.
