“Vetëm qentë kanë mbetur në Vlorë, se rinia ka ikur në emigrim”

“Vetëm qentë kanë mbetur në Vlorë, se…

Një qytetar nga Vlora i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë shqetësimin e tij për gjendjen aktuale në qytet. Sipas tij, largimi masiv i të rinjve drejt emigrimit ka bërë që Vlora të jetë boshatisur.

“Vetëm qentë kanë mbetur në Vlorë, se rinia ka ikur në emigrim,” shprehet qytetari, duke nënvizuar shqetësimin për mungesën e perspektivës për të rinjtë dhe ndikimin e emigracionit në jetën e përditshme të qytetit bregdetar.

Fenomeni i largimit të të rinjve nga Shqipëria mbetet një shqetësim i thellë për komunitetet, të cilat po përballen me mungesë fuqie punëtore dhe zbrazëtira të mëdha sociale.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit