Vetëm Tirana konsumon mbi mesataren, qarqet e tjera mbeten pas

Vetëm Tirana konsumon mbi mesataren, qarqet e…

Hendeku i konsumit mes Tiranës dhe qarqeve të tjera të vendit është thelluar gjatë dekadës së fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2015 pesë nga 12 qarqet kishin shpenzime mujore konsumi mbi mesataren kombëtare, ndërsa në vitin 2025 vetëm Tirana e kalon këtë nivel.

 

Në vitin 2025, shpenzimet mesatare mujore për konsum të një familjeje shqiptare arritën në 95,227 lekë, nga 69,442 lekë në vitin 2015. Tirana regjistroi shpenzime prej 110,904 lekësh në muaj, rreth 16.5% mbi mesataren kombëtare. Pas saj renditen Korça me 93,381 lekë, Durrësi me 91,992 lekë dhe Fieri me 89,750 lekë, të gjitha nën mesataren e vendit.

 

Ndërkohë, në vitin 2015, përveç Tiranës, mbi mesataren ishin Lezha, Gjirokastra, Shkodra dhe Durrësi. Gjatë dhjetë viteve të fundit, rritja e konsumit ka qenë e ndryshme sipas qarqeve, ndërsa përqendrimi i vendeve të punës, bizneseve, investimeve dhe popullsisë në moshë pune në kryeqytet ka ndikuar në thellimin e diferencave ekonomike me pjesën tjetër të vendit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit