Vetëplagoset 54-vjeçari në Shkodër

Vetëplagoset 54-vjeçari në Shkodër

Një 54-vjeçar nga Vau i Dejës është vetëqëlluar me armë gjahu duke mbetur i plagosur.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet V. B., me banim në fshatin Kosmaç në vaun e Dejës. Nga informacionet paraprake mësohet se këtë të hënë rreth orës 16:10 shtetasi në fjalë teksa ka qenë duke pasuruar armën e tij të gjahut, e ka shkrehur dhe është dëmtuar aksidentalisht.

Pas ngjarjes ai është transportuar drejt spitalit, ku po mbahet në kujdesin e mjekëve. 54-vjeçari armën e kishte me leje, ndërsa tashmë ajo është sekuestruar në cilësinë e provësi materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit