Vetëvendsosja nuk pyet për pandemi, mijëra qytetarë mbushin sheshi "Skënderbeu"

Vetëvendsosja nuk pyet për pandemi, mijëra qytetarë…

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një grumbull fotografish nga tubimi publik që mbajti sot në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës.

Partia e Albin Kurtit, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka përcjellë edhe citat nga fjalimi i kryetarit të saj, i cili masës së mbledhur në shesh i ka thënë se ‘i gjithë pushteti do të jetë në duart tona’.

“Në fjalën e tij, mes ngazëllimit të të pranishëmve me plot dashuri për vendin dhe Lëvizjen, Kryetari Kurti tha se, “këtë vit dhe vitin që vjen neve do të na ngelet i gjithë pushteti në duart tona, pushteti qendror këtu, por edhe ai lokal nëpër komuna. Kjo do të na gëzojë shumë, por duhet edhe të na brengosë për punët e shumta dhe përgjegjësinë e madhe që do ta kemi. Bëhuni gati për pushtetin. Do të ikë kjo Qeveria Koti, e ne nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi kohë koti”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Megjithëkëtë, shqetësues mbetet fakti se si në këtë tubim nuk është respektuar aspak distanca, mbajtja e së cilës ishte një ndër rekomandimet më të shpeshta që bënte VV sa ishte në pushtet, përkatësisht ministri i Shëndetësisë që vinte nga kjo parti, Arben Vitia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit