Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit në Tik-Tok, merret në pyetje bashkëshorti dhe kolegu i punës që dha foton

Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit në Tik-Tok,…

Më 2 janar 2024 një 41-vjeçare nga fshati Vardallë i Sukthit vrau veten duke konsumuar fotoksinë pas bullizimit në Tik-Tok. Në Tik-Tok asaj i ishte hapur një profil që denigronte figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. Këtë rast gruaja e kishte denoncuar në polici 1 vit më parë, por faqja nuk u mbyll.

Nëna e 4 fëmijëve, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës dhe fjalët fyese ndaj saj në Tik-Tokun që nuk e kishte hapur ajo, bëri që gruaja të marrë vendimin ekstrem dhe t’i japë fund jetës së saj. Për ngjarjen janë pyetur disa kolegë pune si dhe ai që i ka dhënë foton vajzës së tezes, të cilën më pas kjo e fundit, sipas familjarëve e ka keqpërdorur. 

Gjatë marrjes në pyetje bashkëshorti i 41-vjeçares ka treguar si e gjeti të vdekur gruan si dhe disa banorë të lagjes ku jetonte gruaja. E ndjera, shtetasja B. L, nuk gjeti zgjidhje te policia pas denoncimit dhe kështu i dha fund jetës pasi në Tik Tok e cilësonin si të pamoralshme.

Në Tiranë sot është thirrur një protestë në sheshin “Nënë Tereza” në orën 11:30. Ky poster po qarkullon në rrjete sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit