Vetëvrasja e nënkomisarit në Durrës, Balla: Nuk u ankua kurrë, policëve të tjerë do u vendosim psikologë

Vetëvrasja e nënkomisarit në Durrës, Balla: Nuk…

Arben Pjeçi pas disa vitesh në radhët e policisë, vrau veten pak ditë më parë në zyrën e tij, në komisariatin e Durrësit. Shkak paraprakisht u dyshua një dënim i dhënë nga gjykata për shkak të një konflikti që Pjeçi kishte me fshinjin e tij dhe që e përjashtonte atë nga policia.

Ngjarja shkaktoi reagim në opinionin publik, për faktin se polici vrau veten në komisariat dhe askush nuk e dëgjoi. Por sot ka reflektuar dhe është kthjelluar ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ka ngushëlluar familjarët e Pjeçit.

Të them të drejtën nuk na dha mundësinë që ta merrnim në konsideratë një ankesë prej tij, qoftë për faktin që Policia e Shtetit ka qenë e detyruar të zbatojë një vendim gjykate. Por na duhet një përkujdesje më e madhe dhe një komunikim më i hapur dhe më miqësor me çdo punonjës Policie në të gjitha nivelet për të kuptuar në fakt edhe problematika të tjera, që ndoshta nuk lidhen me punën e policisë, edhe një qasje tjetër të shërbimit me psikolog”, tha Balla.

Ministri i Brendshëm kujtohet që në komisariate duhen psikolog pasi një polic vrau veten, ndërkohë që këto masa duhet të ishin marrë më parë. Arben Pjeçi pas 35 viteve karrierë u hodh në rrugë pa asnjë mbrojtje dhe u la i lirë për shkelësit e ligjit që prej vitesh i ka kapur. Këto mund të kenë ndikuar në gjendjen psikologjike të nënkomisarit, pa llogaritur edhe problemet ekonomike që çdo polic, për shkak të pagave qeshrake që kanë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit