Vetëvrasjet në Shqipëri, Tik Tok me rregulla të reja, ja kur përjashtohet përfundimisht një përdorues

Vetëvrasjet në Shqipëri, Tik Tok me rregulla…

Vetvrasjet në Shqipëri si pasojë e bullizmit në Tik Tok kanë zënë titujt kryesore të lajmeve të kronikës së zezë. Shpesh herë është apeluar për mbylljen e këtij rrjeti social, pa filtra dhe kontrolle. Jakub Olek, drejtor i TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë në një intervistë për ABC Albania ka thënë se bullizmi, urrejtja apo dhuna ndaj grave janë të ndaluar në këtë platformë, dhe nëse dikush i promovon, përjashtohet përgjithmonë. “Më lini të jem shumë i qartë, bullizmi online, urrejtja, dhuna ndaj grave, nuk kanë asnjë vend në TikTok. Kjo është e qartë në rregullat tona. Nëse gjejmë këto dhunime të rregullave në platformë i heqim në masë. Njerëzit që janë të papërgjegjshëm për ato llogari janë të larguar përgjithmonë nga platforma jonë”, u shpreh Jakub Olek.

Por pavarësisht se Tik Tok paska një rregullore për gjërat e ndaluara, zbatimi i saj është shumë i ulët. Personazhe të ndryshëm, që promovojnë drogën, bullizmin, dhunën, shantazhin e shume metoda të tjera, vetëm për të përfituar njohje dhe para.

Në Shqipëri, Tik Tok është kthyer në një rrezik potencial për rininë, duke i çuar jo pak herë drejt akteve fatale. Olek ka folur dhe lidhur me vetëvrasjet në Shqipëri të shkaktuara ditët e fundit nga ky bullizëm online. Ai thotë se ngjarjet e rënda u shërbejnë atyre për përmirësim të platformës.

Për histori të dhimbshme e marrim në konsiderat dhe shohim se si bazuar në eksperienca mund t’i punojmë mbi platformën. Ne kemi mbështetjen e Shqipërisë, kemi moderator këtu, por gjithashtu punojmë me shoqërinë civile në Shqipëri, që është qendra e të drejtave të njeriut dhe është një bashkëpunim shumë frytdhënës, në shumë fronte në shumë aspekte për sa i përket sigurisë në platformë“, u shpreh Jakub Olek.

Rasti më i fundit kur një vajzë e re i dja fund jetës ishte pak javë më parë. Sibela Abedini 27-vjeç i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia. Shkak dyshohet se u bë një foto e shpërndarë në Tik Tok nga Altin Çoku. Familja e viktimës ka mohuar vetëvrasjen e vajzës, duke thënë se atë e ka hedhur ikush tjetër, si dhe ekzistencën e një fotografie me Çokun. Për këtë ata thonë se ishte një foto-montazh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit