Vetëvritet një 80 vjeçar në kushte depresioni në Tiranë, humb jetën dhe 57 vjeçari që u rrëzua në Bathore

Vetëvritet një 80 vjeçar në kushte depresioni…

Një 80 vjeçar ka kryer aktin e rëndë të vetëvrasjes këtë të shtunë në banesën e tij në Tiranë, në kushte depresioni.

Njoftimin e bëri me dije Policia e Tiranës, e cila tha gjithashtu se një 57 vjeçar që u rrëzua nga lartësia e banesës së tij dy ditë më parë ka humbur jetën në spital.

Njoftimi:

•Me datë 04.06.2021, në rrugën “Mustafa Lleshi” dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë në banesën e tij shtetasi R. M., 80 vjeç.

•Me datë 02.06.2021, në Bathore, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij shtetasi H. L., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit