Vetingu/ KPK jep vendimin për gjyqtaren e Apelit të Tiranës

Vetingu/ KPK jep vendimin për gjyqtaren e…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha.

Vendimi për Hoxhën u mor nga trupa gjykuese e përbë nga Lulzim Hamitaj, Genta Bungo dhe Valbona Sanxhaktari.

KPK nuk gjeti probleme me pasurinë e gjyqtares, dhe as me aftësitë profesionale apo pastërtinë e figurës.

Valdete Hoxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Gjykatën Ushtarake të Apelit Tiranë. Ajo punon si gjyqtare e Apelit të Tiranës që prej shkrirjes së gjykatës ushtarake në vitin 2009.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit