Vettingu në media/ Kush janë trafikantët e drogës që janë bërë pronarë televizionesh...

Vettingu në media/ Kush janë trafikantët e…

Jo vetëm Vetting në politikë, por nga ndërkombëtarët tani ka filluar që të lakohet për herë e më tepër edhe pushteti i katërt, për një kontroll rigoroz në Shqipëri.

Nuk janë të pakta rastet kur pronarë të mediave të mëdha në vend janë përmendur për lidhje të tyre me politikën.

Duke qenë në krye të mediave të mëdha shumë prej pronarëve të mediave, ose thuaj që të gjithë, janë kthyer edhe në ndërtues, por edhe në biznesmen.

Por në një kohë që disa pronarë televizionesh janë vetëm ndërtues, ose kanë përfituar tendera dhe PPP nga qeveria, ka edhe nga ata që akuzohen për trafiqe dhe pastrim parash.

I tillë është rasti i Ylli Ndroqit alias Xhemail Pasmaçiu, pronarit të “ORA News” dhe “TV Ora”, i cili disa kohë më parë është përfolur si i implikuar në trafik droge jashtë Shqipërisë.

Ylli Ndroqit, pronari i disa mediave të fuqishme në Shqipëri, si dhe i kompanisë “Yildon-Group”, është përfolur si trafikant droge, gjë për të cilën ai ka ndërtuar emrin dhe mbiemrin, nga Xhemail Pasmaçiu.

“Gazetaatdheu.com” ka mësuar se, deri në momentin kur Pasmaçiu u katapultua në media, dhe filloi të ndikonte në politikë, ai ishte një rast fatkeq tipik shqiptar.

Një djalosh që si shumë shokë të tij, ëndërroi të bëhej i pasur brenda natës dhe iu fut rrugës së errët të trafikut të drogës.

“Pasi bëri 3 vite e gjysmë burg në Turqi, u kthye në Shqipëri dhe përmes parave së drogës, kërkoi ti imponohej shoqërisë elitare të vendit. Dhe arriti përmes kësaj paraje të blinte politikanë, media dhe diplomat”,- raportohet në media.

Për më tepër, Ndroqi, ose Pasmaçiu, është sot konsull Nderi i Meksikës në Shqipëri dhe ka në pronësi dy televizione, drekon dhe darkon me Presidentin, Kryetarin e Opozitës dhe me Kryeministrin.

Sipas burimeve nga Gjykata e Turqisë, kjo e fundit disponon sot që flasim dokumentacione që Xhemail Pasmaçiu ka bërë disa vite burg për trafik droge.

Gjykata mësohet se posedon edhe letërkëmbimin me Interpol Tiranën, të cilat janë botuar më herët edhe në disa medias investigative.

Referuar mediave, pas një kërkimi të thjeshtë në “Google”, kemi mësuar se ekziston gjithashtu edhe një video e botuar disa vite më parë në emisionin “Xhungël” në “News24”, ku pasqyrohet aksioni i policisë turke duke arrestuar shtetasin shqiptar Xhemail Pasmaçiu.

Njëkohësisht, referuar edhe mediave të huaja për këtë aksion, në arkivin e gazetës turke “Hurriyet”, gjendet e pasqyruar kronika e arrestimit të një grupi trafikantësh, në qendër të të cilit është shtetasi shqiptar Xhemail Pasmaçiu.

Burimet thanë për “Gazetaatdheu.com” se, më herët, Xhemail Pasmaçiu është transformuar në Ylli Pasmaçiu dhe më pas, në Ylli Ndroqi, por ky person në Vorë ka prona të paluajtshme me emrin e Xhemail Pasmaçiut./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit