Vetingu/ Shkarkohet nga detyra prokurori i Gjirokastrës

Vetingu/ Shkarkohet nga detyra prokurori i Gjirokastrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Gjirokastrës, Spartak Çoçoli.

Spartak Çoçoli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1991.

Ai ka punuar për më shumë se dy dekada në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Në janar 2019, Çoçoli u pezullua nga detyra pas përfshirjes së tij në një hetim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai dyshohej për veprën penale të korrupsionit.

Aktualisht, çështja e tij ndodhet në SPAK, ndërkohë që Çoçoli ka mohuar akuzat.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit