Viçi lind me fytyrën e buzëqeshur

Viçi lind me fytyrën e buzëqeshur

Një viç me një shenjë të pazakontë në trupin e tij ka lindur në fillim të kësaj jave në fermën në Ripplebrook, në West Gippsland. Fermerët Megan dhe Barry Coster mbarështojnë rreth 700 lopë në vit në fermën e tyre, por u habitën kur panë lëkurën e këtij viçi Holstein, që kishte një fytyrë të buzëqeshur. 

Ne kemi parë disa numra në lëkurën e tyre ose zemra në kokë dhe disa shenja të çuditshme, por nuk kemi parë kurrë diçka që i ngjan një fytyre të buzëqeshur më parë”, tha zonja Coster.

Si i tillë, viçit iu vu emri ‘Happy’ në shqip ‘Gëzuar’. Ndërsa shumë viça, madje më pak se një muajsh, janë shitur, Meghan zbuloi se ‘Happy’ nuk do të shkojë askund. 

Ai do t’i bashkohet atyre demave dhe do të bëhet thuajse një kafshë shtëpiake. Disa nga punëtorët tanë duan ta kenë atë si një kafshë shtëpiake dhe një ngrënës bari në oborret e tyre”, tha zonja Coster.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit