VIDEO/ 32-vjeçari nuk i ndalon policisë me 168 km/h, por 'shteti' i qepet pas

VIDEO/ 32-vjeçari nuk i ndalon policisë me…

Kontrolli gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës ka ndëshkuar me heqje patente 15 drejtues automjetesh dhe janë vendosur 21 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo më shumë se 20 km/h.

Policia nxjerr pamjet nga kontrolli dhe njofton se ka ndaluar një 32-vjeçar, me 168 km/h e me 6 masa administrative të palikujduara.

“Ai nuk i ndaloi punonjësit të Policisë Rrugore pas shenjës për ndalim, por kapet nga patrulla tjetër gjatë ndjekjes”– njofton policia.

NJOFTIMI
Vijojnë kontrollet parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të siguruar rrugët e përdoruesit e saj përgjatë udhëtimit.

Me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë është monitoruar trafiku rrugor në të dyja kahet e lëvizjes në hyrje dhe dalje të Tiranës si çdo fundjavë.

32 vjeçari me 168 km/h ✈️?️, me 6 masa administrative të pa likujduara, nuk i ndalon punonjësit të Policisë Rrugore ?‍♂️pas shenjës për ndalim, por kapet nga patrulla tjetër gjatë ndjekjes??

Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta kohë më shumë , duke qarkulluar✈️ gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar pa menduar për rrezikun për jetën e tyre si pasojë e fluturimit në rrugë

15 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 141km/h deri në 168 km/h dhe 21 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo më shumë se 20 km/h.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit