VIDEO/ Akuzon prokurorët dhe deputetët si bashkëpunëtorë në lidhje me tokën që i kanë vjedhur

VIDEO/ Akuzon prokurorët dhe deputetët si bashkëpunëtorë…

65-vjeçari Nik Paloka çdo ditë del nga banesa dhe sheh përballë në malin e Shëngjinit, 101 dynym e 700 m tokë të trashëguar nga i gjyshi të cilën e ka fituar me vendim gjykate, por që nuk mund ta shfrytëzojë pasi vendimi nuk ekzekutohet.

Kjo histori ka 14 vite që vijon në dyert e të gjitha institucioneve pa marrë zgjidhje.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Palokës gjithashtu i kanë vjeedhur pronën.

Sipas tij, prokurorët dhe deputetët janë bërë palë me abuzuesit dhe i kanë vjedhur pronën.

Gjithçka nisi në 2006.

Asokohe Nik Paloka ishte emigrant në Itali dhe pa në televizor se si disa investitorë po prezantonin një projekt mbi tokën e trashëguar nga i gjyshi. Menjëherë u kthye në vendlindje dhe shkoi në hipotekë nga ku mësoi se prona ishte ndarë në disa pronarë.

Skandali qëndron në faktin që personat të cilët duhet të ndëshkonin vjedhjen e pronës u bënë pjesë e aferës duke liruar abuzuesit, në këmbim të një pjese nga kjo pronë.

Për të grabitur këtë pronë fillimisht është përdorur një prokurë false dhe për disa ditë prona ka kaluar në 46 persona.

Prona prej më shumë se 101 dynymësh është më pak se 2 km larg Ranës së Hedhur, e cila po ashtu fsheh në vetvete një skandal të tjetërsimit të pronave që çoi në burg shumë persona.

Nik Paloka vazhdon të jetojë me vendimin e pronësisë në dorë, por pa mundur të posedojë dhe të zhvillojë tokën e tij.

/Burimi:BW./Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit