VIDEO/ Ariu ngjitet në shtyllë elektrike, ndërpritet energjia për më shumë se 2 orë

VIDEO/ Ariu ngjitet në shtyllë elektrike, ndërpritet…

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një ari është filmuar duke pushuar në një shtyllë elektrike.

Autoritetet vendase kanë thënë se si pasojë, energjia elektike është ndërprerë për disa çaste.

Policia është njoftuar nga banorët, të cilët, janë habitur së tepërmi kur kanë parë ariun të fle, në shtyllën elektrike të tensionit të lartë shkruajnë mediat amerikane.

Kompania që sillte energjinë e ka ndërprerë atë, që kafsha të mos lëndohej, apo më keq akoma, të ngordhte. Pas shumë përpjekjesh, ariu zbriti nga shtylla dhe u kthye në “jetën normale”.

Për fat të mirë, kafsha nuk është dëmtuar nga ky incident. Për më tepër, shikoni videon ku paraqitet ariu në majë të shtyllës elektrike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit