VIDEO/ Atentat presidentit? Të shtëna me armë zjarri jashtë Shtëpisë së Bardhë, momenti kur Trump nxirret nga konferenca

VIDEO/ Atentat presidentit? Të shtëna me armë…

Një ngjarje e pazakontë i ndodhi dje presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Ai u nxjerr papritur nga salla e konferencës, teksa po mbante një deklaratë.

Shërbimi i sigurisë pikasi një person që po qëllonte me armë zjarri jashtë Shtëpisë së Bardhë.

 “Pati të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë. Duket se (situata) është krejtësisht nën kontroll…Por pati një goditje me armë dhe dikush është dërguar në spital. Nuk e di se si është ai person”, tha ai, kur u rikthye.

Gazetarët që ishin të pranishëm ndenjën aty, ndërsa Trump u mor menjëherë nga rojet.

Shtëpia e Bardhë menjëherë u vu nën masa të rrepta sigurie.

“Ju u befasuat dhe unë gjithashtu u befasova”, u tha presidenti gazetarëve, kur u rikthye.

Ai tha se ishte çuar në Zyrën Ovale, pasi u nxor nga salla e shtypit.

“Dua të falenderoj Shërbimin Sekret. Janë të mrekullueshëm”, tha Trump në përgjigje të njoftimeve se i dyshuari mesa duket ishte i armatosur.

“Ndoshta ‘të shtënat’ nuk kishin të bënin aspak me mua”, shtoi ai.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit