VIDEO/ Autovetura karambolohet me autobusin në Fier-Levan, por pa dëme në njerëz...

VIDEO/ Autovetura karambolohet me autobusin në Fier-Levan,…

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një aksident automobilistik në aksin rrugor Fier-Levan.

Ngjarja ndodhi para pak minutash, kur një autoveturë e drejtuar nga një shofere femër është përplasur me një autobus.

Ky aksident ka sjellë bllokimin e trafikut, duke krijuar një radhë të gjatë mjetesh.

Nga sa mësohet, autovetura kur ka parë se përballë i ka dalë autobusi i transportit qytetar Fier -Levan, ka devijuar drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga.

Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaktarët e aksidentit.

[ngg src=”galleries” ids=”212″ display=”basic_imagebrowser”]

/Burimi: BW/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit