VIDEO/ Babai i mbushur me dhimbje nga zhdukja e të bijës. Ja ku kishte ikur...

VIDEO/ Babai i mbushur me dhimbje nga…

Ergita Liço, 14-vjeçarja e cila është zhdukur, ‘gjurmën’ e vetme që ka lënë janë lotët në sytë e të atit.

Ajo ka tre ditë që është zhdukur teksa familjarët e saj  e kërkojnë të dëshpëruar.

Babai i saj Miklovan Liço ka bërë apel që ta ndihmojnë që të gjejë të bijën.

Ergita Liço ka humbur në orën 23:30 të së mërkurës.

Babai i saj rrëfen se i biri i kishte kërkuar të shkonte në shtëpi, por kur ai dhe e shoqja kishin hyrë brenda nuk e kishin gjetur në banesë.

Denoncimi është bërë në komisariatin e Vlorës dhe atë të Lushnjes teksa kërkimet kanë vijuar.

Nga kamerat e sigurisë ajo është parë në një hotel në Lushnje, ndërsa tani dyshohet të jetë në Tiranë.

Por policia nuk ka arritur në një përfundim se ku mund të jetë vajza apo me kë të jetë larguar.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit