Video/ “Babloku” ka hapur sa për “testim”, vetëm resort-plazhin “Mane” 188 mijë m2 në Palasë; të tjerët pas 10 qershorit

Video/ “Babloku” ka hapur sa për “testim”,…

Kryeministri përsëriti ultimatumin, se plazhi në gjithë vijën bregdetare, nuk do lejohet deri më 10 qershor 2020; dhe parlajmëroi, se ato biznese që do shkelin urdhërin do gjobiten, ndërsa qytetarët do çohen për “pushime sauna” 3 mujore në qeli.

Mirëpo, gjersa kemi një kryeministër kushtetues dhe një urdhërues “FB-je në Surrel”; kemi dy urdhëra të ndryshëm; që resorte-plazhet e miqve të “bablokut” i lejon të hapen; ndërsa të tjerët, duhet të mbyllin plazhet e gojën.

Psh, resorti “Green Cost” i Samir Manes në Dhërmi (Palasë); është hapur qysh në datën 10 maj, në të 188 mijë m2 plazh (rërë), që i ka dhënë Rama, me qira 3 (tre) lekë/ m2 në muaj për 20 vite.

Brenda territorit të plazhit “Mane”, policia nuk të ndalon të shtrihesh në shezllon e të futesh në det; ndërsa jashtë kangjelave të këtij resorti, të mbërthejnë “për brekësh” e të çojnë me “pushime” në qeli.

E vërteta është, se plazhi në resortin e Samir Manes në Dhërmi; është hapur me urdhër të kryeministrit, qysh 1 muaj para datës 10 qershor, kur është vendimi i hapjes për të gjithë.

Ka zëra që “shpifin” se hapja e resortit “Mane”, qenka lejuar nga Rama, si gjoja privilegj për të punuar pa biznese konkurrente, si një lloj monopoli stinor.

Por ministrja Manastirliu, që shkon çdo fundjavë atje bashkë me një “shoqe të ngushtë”; sqaron se nuk ka dy standrde ligjore; mbasi resorti “Mane”, është lejuar të hapet me vendim të Komitetit të Ekspertëve, si “testim paraprak”, për të zbuluar, nëse “Covid” është fshehur apo jo, në rërë e det.

/Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit