VIDEO/ Banorët e Pezë Helmesit fitojnë ndaj Veliajt: Mbyll dyert ‘Fabrika e Helmit’

VIDEO/ Banorët e Pezë Helmesit fitojnë ndaj…

Pas rreth dy vite e gjysmë protestash dhe betejash në seanca gjyqësore, banorët e Pezë Helmesit në periferi të kryeqytetit, kanë korrur fitoren e kauzës së tyre: Fabrika e bitumit në këtë zonë, që ndotte ambientin në zonën ku ata jetojnë, ka mbyllur dyert, pasi gjykata Administrative vendosi pezullimin e aktivitetit të biznesit, që është raportuar se është në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Banorët kanë protestuar në vijimësi për mbylljen e fabrikës që dëmtonte shëndetin e tyre dhe i kanë bërë thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës që të ndërhyjë për ti ndihmuar, por kërkesat e tyre, Erion Veliaj i ka injoruar.

Ditën e sotme, avokati i njohur Altin Goxhaj, që mbron kauzën e banorëve në gjyq, zbulon dhe skandalin që sipas tij, po tërheqjen e mjekëve nga vlerësimi.

‘Ditën e enjte është gjyqi, do habiten të gjithë. Ka një vit që shtyhet çdo 2 javë seanca se mjekët kanë frikë të vijnë në gjyq për të bërë vlerësimin shëndetësor. Mjekët pranojë në fillim, pastaj sjellin letra që tërhiqen. Kanë frikë. Duket i merr bashkia në telefon se s’ka si të jetë ndryshe’, deklaroi avokati Altin Goxhaj.

‘Sot, erdhëm për të dhënë lajmin e mirë që në Shqipëri jetohet, që në Shqipëri jeta do vazhdojë si kërkon qytetari dhe jo mortja që bashkë me COVID duan ta ç’bëjnë këtë vend’, deklaroi ambientalisti Sazan Guri, i cili paralajmëroi dhe padi penale lidhur me çështjen.

https://www.facebook.com/KoalicioniPerShqiperine/videos/194567501877513/?v=194567501877513

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit