VIDEO/ Bie nga skela e pallatit në ndërtim punëtori në Tiranë: Lagja tmerrohet nga ulërimat

VIDEO/ Bie nga skela e pallatit në…

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet ku një punonjës ndërtimi ka rënë nga kati i katërt i një pallati në ndërtim në Yzberisht. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, teksa një punëtor është rrëzuar nga skela.

Kanë qenë banorët përreth të cilët dëgjuan të bërtitura dhe menjëherë shkuan në vendngjarje. Sipas dëshmisë së një qytetari nuk ka të dhëna nëse punëtori ka ndërruar jetë apo është plagosur rëndë.

Kolegët e tij janë parë të dalin me vrap nga kantieri i ndërtimit dhe kanë dërguar në një spital pranë vendit ku ndodhi ngjarja, shkruan JOQ.

 

View this post on Instagram

 

?

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit