VIDEO / Bjondja e çuditshme në aeroport, me maskë dhe bikini...

VIDEO / Bjondja e çuditshme në aeroport,…

Një grua është fotografuar duke ecur e qetë nëpër një aeroport amerikan vetëm me bikini dhe një maskë anti-Covid në fytyrë.

E postuar në një llogari të quajtur “Humans of Spirit Airlines”, pasagjerja bjonde shfaqet duke shëtitur nëpër një terminal të paidentifikuar amerikan me pak më shumë se një bikini të gjelbër ulliri dhe një çantë shpine.

“Kur keni një festë pishine në mesditë dhe një fluturim për të kapur në 4 pasdite,” thuhet në mbishkrimin humoristik në videon virale, e cila u postua në Instagram të enjten.

“Të paktën paska maskën”, shkruan njëri prej komentuesve, ndërsa të tjerë bëjnë shaka me faktin se as kontrollorët dhe pajisjet e detektimit të metaleve nuk do të kenë shumë punë.

Nuk dihen arsyet e vërteta të kësaj zgjedhjeje të gruas misterioze, por në rrjetet sociale ka aludime se ajo ishte zgjedhur edhe si formë proteste kundër masave shtrënguese dhe detyrimit të mbajtjes së maskës në aeroporte për të gjithë personat mbi 2 vjec. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit