
Moti i keq dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë territorin edhe pse ndodhemi në muajin e dytë të pranverës. Madje ditën e sotme ka rënë dëborë edhe në jug të vendit.
Sikur shihet në video këtë mëngjes bora ka zbardhur Llogaranë. Autoriteti Rrugor Shqiptar tregon se në Llogara gjatë orëve të mëngjesit ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm.
“Llogara. Gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Temperatura shënon 1°C. Është punuar me mjete borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi kryhet pa probleme “, thuhet në njoftimin e ARRSH.
Ndërsa në zonën veriore dhe juglindore temperaturat shkojnë dhe në -2 gradë celsius.