VIDEO/ Ups! Vilma e 'Check Up-it' infektohet me koronavirus... Ja mbath në Turqi, Infektivi s'ka aparatura

VIDEO/ Ups! Vilma e ‘Check Up-it’ infektohet…

Mos thoni që Zoti nuk ekziston! Madje besoni pak më shumë…

Është reale dhe e dëshmuar edhe me pamje video.

‘Bosja’ e Check Up-it, Vilma Nushi, është infektuar me koronavirus dhe është nisur drejt Turqisë.

Siç raporton “Fax News”, në Spitalin Infektiv, Nushi nuk ka marrë shërbimin e nevojshëm, sepse mungonin aparaturat.

Me një charter privat, ajo është nisur paraditen e sotme drejt Turqisë.

Mësohet se Vilma Nushi kishte dalë negative në dy tampone, që ka bërë.

Por mjekët në QSUT-ë thonë se, e vetmja gjë që nuk mund ta bëjë Shqipëria është ECMO.

Kjo është një aparaturë që bën oksigjenim ekstra-koporal.

Në këtë procedurë, gjaku venoz hiqet nga trupi dhe shtyhet përmes një membrane artificiale.

Kjo gjë është e dobishme për pacientët me vështirësi të rënda kardiake ose pulmonare.

Ky është edhe rasti i parë (i zbuluar) i dërgimit të një pacienti me Covid-19, për trajtim jashtë vendit.

Më herët, qeveria me bindje propagandonte se, në Spitalin Infektiv nuk mungon asnjë shërbim apo aparaturë për kurimin e koronavirusit.

Por nisja e Vilma Nushit për në Turqi, tregon qartë pasigurinë për jetën e pacientëve të shtruar në Infektiv nga Covid-19.

/Burimi: FaxNews/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit